Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diell, drogë dhe varfëri…

2018/07/18 at 11:01 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Diell, drogë dhe varfëri…

Thirrje emergjence nga një parajsë mesdhetare: Në provincën spanjolle, Cádiz në Andaluzi popullsia vuan nga tregtia e drogës, kontrabanda e cigareve dhe bandat.

Thinjoshi Francisco Mena është një njeri i kërkuar. Takimi me të në lokalin spanjoll të fshatit piktoresk San Roque ndërpritet shpeshherë nga telefonatat. „Sapo fola me BBC tani dhe të hënën takoj ministren e Brendshëm spanjoll”, thotë 58 vjeçari jo pa krenari. Andaluziani lufton me organizatën e tij „Për sigurinë tënde e të gjithëve” prej 20 vitesh kundër tregtisë me drogën në cepin më jugor të Europës, në provincën Cádiz. „Këtu spanjollët dhe marokenët punojnë dorë më dorë, me këdo që do të bëjë shpejt para”, thotë ai. Organizata u ndihmon personave të varur nga droga të dalin prej rrethit vicioz.

Në brigjet e qytetit fqinj, La Linea përditë vijnë qindra kilogramë kanabis me gomone nga Maroku. Ka ditë që transportohen edhe disa tonë drogë. Sipas Menas, Spanja është zhvilluar në një pikë qendrore për drogën. „Krahas tregtisë ndërkombëtare me drogën nga Amerika Latine dhe kanabisin në Marok kemi tani edhe kontrabandën me Gjibraltarin”, shpjegon aktivisti kundër dorgës. Sipas tij mungojnë të paktën 400 policë për t’i bërë ballë presionit në rritje kundër sigurisë në rajon.

Deri më tani biznesi me drogën zhvillohej në fshehtësi. Në mars të këtij viti situata në La Linea u ashpërsua, kur kontrabandistë të hashashit qëlluan me gurë policinë që donte t‘i ndalte të ngarkonin mallin në një automjet Landrover. Kur pas një aksioni të policisë një bos maroken i drogës u dërgua në spital, 30 persona të maskuar dhe të armatosur e nxorrën atë nga spitali. „Kjo të kujton situata si në Kolumbi”, thotë Mena i nervozuar. Ai pi cigare, ulet, ngrihet sërish.

Diell, drogë dhe varfëri

Në qershor ra edhe viktima e parë gjatë për përndjekjeje të një kontrabandisti të cigareve në Gjibraltarin përballë. Aty një paketë cigaresh kushton 3 euro, në vend të 5 eurove si në Spanjë. Një polic 46 vjeçar u shtyp me makinë. Që atëherë qeveria në Madrid e drejtoi vëmendjen në rajonin e harruar.

Në Algeciras dhe La Linea rreth 35% e popullsisë është e papunë. Në qytetin La Linea me 64.000 banorë, rreth 3.000 vetë jetojnë nga tregtia me drogën dhe kontrabanda. Rreth 100 bosë të ndryshëm të organizuarnë 30 banda që ndajnë territorin në ngushticën e Gjibraltarit. Rrugët në këtë qytet janë me gropa, ndërtesat duken të rrënuara, automjetet janë të vjetra dhe të mbuluara nga pluhuri. Jo vetëm popullsia vendase, por edhe shumë migrantë kërkojnë punë. „Shumë kthehen pastaj në ndihmës të bosëve të drogës, sepse nuk kanë perspektivë tjetër, thotë Mena. Në Maj ai foli para Komisionit Parlamentar spanjoll për Sigurinë e Brendshme.

Në dy dekadat e fundit gjendja është përkeqësuar. Ndërkohë plazhet e mrekullueshme të La Lineas përdoren vetëm nga vendasit. Nuk gjen hotele apo apartamente me pamje nga deti, e askush nga vizitorët e plazhit nuk e humbet rrugën nëpër baret e qytetit, ku gjen të droguar në mes të ditës.

Kryetari i bashkisë së La Lineas do më shumë fonde

Se sa serioze është gjendja u desh ta kuptojë edhe, ministri i Brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska. Kur ai vizitoi La Linean më 9 Korrik u zhvillua një aksion i policisë, ku u përdorën edhe helikopterët. „Kontrabandistët nuk po presin as të erret”, thotë kryetari i bashkisë, Juan Franco. Ai shpreson që ministri i Brendshëm të mbajë premtimin dhe të dërgojë 400 forca policie të nevojshme urgjentisht në La Linea.

Kryetar i i bashkisë është i dëshpëruar, kur tregon qytetin e braktisur, toka të mbuluara nga plehrat. „Diku tjetër këto toka do të kishin një vlerë disa milionëshe. Por firmat private nuk duan të investojnë në këto kushte këtu”, thotë ai. Juan Franco e sheh edhe migrimin ilegal përmes ngushticës së Gjibraltarit si një faktor tjetër pasigurie në qytet. „Maroku është kthyer ndërkohë në një dhomë pritjeje për mijëra afrikanë që duan të hyjnë në Europë. Këtu në kufirin jugor të kontinentit ne kemi ndjesinë se qëndrojmë të ulur në një fuçi baruti dhe askush nuk na ndihmon.”/DW

Etiketa: dielldroge dhe pasuri

Ju sugjerojmë

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Për të mos u plakur kurrë ndiqni këtë rutinë gjumi

Për të mos u plakur kurrë ndiqni këtë rutinë gjumi

Teatri në Kryeministri/ Gruaja i kërkon Ramës përqafim live, transmetohet në ERTV

Teatri në Kryeministri/ Gruaja i kërkon Ramës përqafim live, transmetohet në ERTV

E mbani mend si dukej Çiljeta 16 vite më parë?

E mbani mend si dukej Çiljeta 16 vite më parë?

TE FUNDIT

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
6 Qershor, 2025

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të...

Lexo më shumë

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
6 Qershor, 2025

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli para ndeshjes kundër Serbisë. Një gazetar serb e pyeti mbrojtësin edhe për bashkëshorten serbe, por...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com