Gjatë ditës së sotme bregdeti shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve, ndërsa, pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor ku herë pas here do të pësojnë zhvillim të përkohshëm por nuk do të gjenerojnë reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./Opinion.al