Dalja e Britanisë nga BE do të mund t’i kushtojë Gjermanisë tre miliardë euro në vit, shkruan e përditshmja gjermane “Die Welt”.
Për Gjermanin, dalja e Britanisë nga BE-ja do të jetë e shtrenjtë. Në fund të fundit, në një të ardhme të afërt, Gjermania do ta humb financuesin e tretë neto më të madh të buxhetit të BE-së. Kjo do të thotë se kontributi vjetor i Gjermanisë mund të rritet në tre miliardë euro, thuhet në një dokument të ministrisë gjermane të financave lidhur me vlerësimin e pasojave të Brexit, transmeton Telegrafi.
Në dokumentin e brendshëm të ministrisë së financave “strategjia e Gjermanisë në rast të Brexit”, thuhet se Berlini nuk pret që kompanitë gjermane nuk do të kenë nevojë për ndihma.
Në dokument gjithashtu specifikohet se Berlini do t’i ofronte Londrës “negociata konstruktive për daljen nga BE”, por se “procesi i shkurorëzimit” sipas procedurave evropiane do të ishte i vështirë.
Gjermania është e shqetësuar se Franca, Holanda, Austria, Finlanda dhe Hungaria, gjithashtu mund të kërkojnë të largohen nga BE-ja, pas referendumit britanik. /Telegrafi