Catherine Deneuve, një ndër emrat më të njohur të kinematografisë franceze ka pasur disa probleme me shëndetin.
Siç raporton gazeta franceze “Le Parisien”, 76-vjeçarja u sëmur gjatë natës dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët kanë pohuar se bëhej fjalë për diçka serioze lidhur me shëndetin e saj, mirëpo ende nuk është bërë e ditur nga se vuan saktësisht aktorja.
Deneuve u bë aktorja kryesore e Francës dhe një yll ndërkombëtar në vitet 1960, duke u përshkruar edhe si “mishërimi i gruas franceze”.
Ajo ka luajtur në filmat e famshëm si “Belle de Jour” ,”The Hunger”, “The Truth” etj.