Aktualitet

Dibra, qarku i parë Covid free


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:45 - 10/04/22 |
Opi Nion

Në vendin tonë Dibra është qarku i parë që shpallet Covid free nga Instituti i Shëndetit Publik.

sipas të dhënave, prej 10 ditësh në këtë qark nuk është regjistruar asnjë rast i ri dhe për pasojë nuk ka asnjë të infektuar aktualisht, qoftë në banesë apo në spitalin Covid.

Rënia e kurbës së infektimeve bën që së shpejti disa qarqe të konsiderohen zona të gjelbra dhe pa praninë e virusit Covid.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin numërohen 10 bashki covid free të cilat nuk kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus në 3 javët e fundit.

Aktualisht raste me koronavirus ka në 11 qarqe të vendit. 57% e të infektuarve janë në Tiranë, ndërsa më pak se 1% janë në Lezhë dhe Kukës. Këto dy qarqe pritet që së shpejti të hyjnë në listën e zonave Covid free.

 

Pas