Situata e zjarreve vazhdon të jetë kritike në të gjithë territorin shqiptar. Së fundmi një zjarr i madh ka përfshirë qytetin e Dibrës, fare pranë Parkut Kombëtar të Lurës. Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi duke iu afruar Parkut.
Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, duke bërë të kërkohet ndihmë nga ajri. Ndërkohë vatra tjetër e zjarrit në Luçan, prej tre ditësh ka djegur 15 hektar pisha.
Në Bllacë janë djegur sipërfaqe me dru ahu. Forca policie vijojnë hetimet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.