Zjarret janë rikthyer sërish në problematikë në territorin shqiptar. Prej tre ditësh vatra zjarri janë aktive në Njësinë Administrative Lurë të Dibrës.
Ditën e sotme është raportuar se flakët kanë hyrë në fshatin Vlashaj të kësaj zone. Deri tani dyshohet se janë djegur rreth 10 hektarë sipërfaqe toke por situata është bërë edhe më problematike pasi flakët rrezikojnë shtëpitë e banorëve.
Ata kanë ngritur alarmin pasi era po përhap më shpejtë zjarrin i cili orët e fundit është bërë edhe më i madh.
Zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. /Opinion.al