Kryeinspektori i IMT dhe tre insektorë janë proceduar penalisht, pasi kanë lejuar qytetarët të ndërtojnë pa leje në Dibër.
Sipas informacioneve është proceduar Ermal Xhaka, 37-vjeç me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër, si dhe tre inspektoret Jetmir Osmani, Fitim Raska e Shpëtim Iskurti.
Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë lejuar qytetarë që të kryenin ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër./Opinion.al