Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përgjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës elektorale për Bashkinë e Dibrës ka sulmuar kandidatin e arrestuar për një aferë seksuale Shukri Xhelilin.
Përpara qindra dibranëve pjesëmarrës në takim, Rama tha se Dibrës nuk i kanë munguar fondet nga qeveria, por bashkia kishte një kryetar që s’punonte për Dibrën, ai e kishte hallin tek punët e tij personale.