Policia ka referuar materialet procedurale në SPAK për administratorin e njësisë Administrative Xibër, Dibër.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se shtetasi E.D., 36 vjeç, administratori i njësisë Administrative Xibër së bashku me një 57-vjeçar akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos”, njofton policia./Opinion.al