Aktualitet

Dibër/ I riu plagos aksidentalisht me armë zjarri një 15-vjeçar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:50 - 16/11/22 |
Opi Nion

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Dibër. Policia bën me dije se njoftimi për plagosjen e tij është marrë pasi adoleshenti kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet rezultoi se  K. V., 21 vjeç, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjeçarin. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjeçari fshehu në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve autori i dyshuar u arrestua në flagrancë nga policia për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.

Pas