Fshati Zall Dardhë në Bashkinë e Dibrës është i bllokuar prej ditësh si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës. 14 familjet e fshatit nuk komunikojnë dot me qytetin e Peshkopisë për t’u furnizuar me ushqime.
Ndërkohë, një 50 vjeçar në këtë fshat është në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasi Besim Hoxha thotë se vëllai i tij, Islam Hoxha është tejet i sëmurë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për transportimin e tij në spital.
Situata e rrugëve në Qarkun e Kukësit:
Situata në Qarkun Kukës për datë 13.01.2019 ora 08.00 është si më poshtë:
Bashkia Kukës
Nga informacionet e marra nga Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Kukës, situata është si më poshtë:
Janë të bllokuara Nj. Ad. Arrën, Kalis e një pjesë e rrugëve të fshatrave të lartësive të Nj.Ad. Surroj, Bicaj, Malzi, Bushtricë, Zapod, Topojan dhe Grykë-Çajë.
Bashkia Tropojê
I bllokuar aksi për Lekbibaj.
I gjithë Qarku furnizohet me ujë të pishëm përveç lagjes Drinas bashkia Kukës.