Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Diaolog, jo Monolog”, apeli i fortë i kreut të kishës katolike për Ramën

2018/12/13 at 9:40 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“Diaolog, jo Monolog”, apeli i fortë i kreut të kishës katolike për Ramën

Kisha katolike shqiptare e drejtuar nga Imzot George Frendo ka bërë sot një apel të fortë për Kryeministrin Rama, në ditën e 9- të protestës studentore. Ai i kujton Kryeministrit, Konventën e të Drejtave të njeriut se “arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut”, duke shtuar se “shpresoj se edhe këtu në Shqipëri qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë”.


“Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis”, shkruan më tej Frendo në deklaratën e bërë sot në media.

Deklarata e plotë

Ne, si Konferenca Ipeshkvore e Kishës Katolike në Shqipëri, tashme kemi shprehur solidaritetin tonë me studentët, veçanërisht me ata që vijnë nga familje të varfëra, që po protestojnë për kushtet më të favorshme në sistemin arsimor. Kemi shprehur gjithashtu “vlerësimin tonë për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet nga ana e tyre”.

Jemi shumë të vetëdijshëm se sistemi aktual e bën shumë të vështirë që studentet të përballojnë të gjithë shpenzimet në sistemin aktual, duke konsideruar jo vetëm paranë që kërkohet nga universiteti, por edhe librat, konviktin, dhe paranë që shumë profesorë të paskrupullt kërkojnë për provimet.

Po marr lirinë të flas për eksperiencën time personale, që në moshën 10 vjeçar kam humbur babanë. Isha i pesti në një familje me shtatë fëmijë. Kam përjetuar varfëri, sepse Malta e vitit 1956 nuk ishte si është sot. Por jam shumë mirënjohës qeverisë e asaj kohe që shkollën më të mirë e Maltës e bëri falas për të gjithë studentët, kështu që arsimimi i lartë u bë i arritshëm edhe për më të varfrit. Sa për vetë, nuk do të kisha mundësi të vazhdoja studimet e mia po të mos ishte për këtë iniciativë të qeverisë.
Para disa ditësh (pikërisht më 10 dhjetor) kemi përkujtuar përvjetorin e 70 të botimit të “Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut” nga Kombet e Bashkuara.

Në nenin 26 thuhet: “Çdokush ka tê drejtën e arsimimit. Arsimimi duhet të jetë i lirë së paku ai fillor dhe themelor… Formimi teknik dhe profesional duhet të mundësohet dhe ai i larti duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë në bazë të meritës”. Arsimimin gjithmonë e çmoja si një prioritet në Shqipëri. Dhe shpresoj se edhe këtu në Shqipëri qeveria të bëjë çmos që të gjitha shtresat e shoqërisë të kenë akses për arsimimin e lartë. Arsimimi është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Në Deklaratën e sipërpërmendur e Konferencës sonë Ipeshkvore kemi thënë se “ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”. Në këtë deklaratë nxis dhe lutem sinqerisht që qeveria dhe studentët të zgjedhin rrugën e dialogut. Është rruga e vetmja që do të garantojë paqen dhe një zgjidhje të drejtë.

Pas disa ditësh të krishterët do të kremtojnë lindjen e Krishtit, dhe të gjithë shqiptarët do të kremtojnë Vitin e Ri. Çfarë domethënie do të kenë urimet tona “Gëzuar Krishtlindjet” – “Gëzuar Vitin e Ri” në këtë situatë të tensionuar? Le të kërkojmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë nëpërmjet dialogut më shumë sesa rrugën e konfrontimit.

Dialogu është dialog, jo monolog. As është dialogu thjesht një kompromis. Dialogu përfshin një dëgjim të sinqertë, më vullnet të mirë që të gjejmë rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë. Dhe nxis të gjithë besimtarët e të gjitha besimeve t’i drejtohen Zotit, që të ndriçojë të gjithë ata me pergjegjësi për një zgjidhje të drejtë dhe paqesore.



Ju sugjerojmë

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Para
Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra martohet me këngëtarin e famshëm

Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra martohet me këngëtarin e famshëm

Video/ Pasi protestuan në Elbasan, studentët nisen drejt Tiranës

Video/ Pasi protestuan në Elbasan, studentët nisen drejt Tiranës

LIVE/ Me mijëra studentë marshojnë drejt Parlamentit

LIVE/ Me mijëra studentë marshojnë drejt Parlamentit
















TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com