Prej mëngjesit të djeshëm stafi i Bashës me stafin e Ramës po negociojnë për mbajtjen e një tryeze dialogu mes liderve për zgjidhjen e krizës politike. Fakti ky që u pranua nga Basha dhe nga Rama gjatë intervistave respektive mbrëmë në TV.
Opinion.al ka mësuar se negociator i PD është juristi Oerd Bylykbashi. Ai është personi që ka vendosur kontaktet me stafin e Ramës dhe po punon për modalitetet e takimit.
Mbrëmjen e djeshme, z.Basha gjatë intervistës me Fevziun në Opinion tha se ne jemi të gatshëm të takohemi me Ramën në çdo kohë. Ajo ç’ka është e rëndësishme tha Basha është që të përcaktohet një axhendë dhe të ketë disa pika se për çfarë do të diskutohet. Ndërsa pala tjetër duket se do që të zhvillohet një takim por pa axhendë, pra pa e përcaktuar se për çfarë do të flitet. /Opinion.al