Bota

“Dialogu i ngushtë vazhdon”, presidenti i Finlandës reagon pas bisedës me Erdogan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:21 - 21/05/22 |
Opi Nion

Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se do të zhvillonte bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të diskutuar ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO.

Ndërsa Erdogan ka vënë në dyshim publikisht nëse Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me aleancën ushtarake.

“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe marrëdhënia jonë do të forcohet kështu”,-shkroi Niinisto në Twitter pas thirrjes.

“Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dialogu i ngushtë vazhdon”,-shkroi ai./Opinion.al

Pas