Aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio i ka dërguar ftesë Aurela Hoxhës për të qenë pjesë e ceremonisë që do mbahet këtë vit në Saint Tropez.
Ai është pjesë e fondacionit bamirës për mbrojtjen e mjedisit, prandaj ka ftuar emra të njohur në eventin Gala 2017, ku transmetohen disa filma të shkurtër dokumenar.
Aurela Hoxha ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se ka marrë një ‘e-mail’ nga 42-vjecari për ta nderuar me pjesëmarrjen e saj. Mendohet se të dy janë njohur gjatë festivalit të filmit në Kanë, ku kanë shkëmbyer kontakte dhe ftojnë njëri-tjetrin në evente të tilla.