40% e të anketuarve nga Consumer Technology Association, thanë se kufjet janë dhurata teknologjike më e kërkuar këtë vit
Javën e kaluar mbërritën kufjet wireless të shumtëpritura të Apple të cilat ishin subjekt i vonesave të vazhdueshme të daljes në shitje për shkak të problemeve teknike saqë u vu në dyshim një debutim i mundshëm në 2016-tën.
Por humbja më e madhe e Apple ishte mungesa e pjesëmarrjes së kufjeve wireless në “sezonin e pushimeve të fundvitit” ku mbarë bota drejtohet dyqaneve për të blerë një dhuratë për njerëzit e dashur.
Grafiku i paraqitur e ilustron mësë miri pse Apple humbi shumë. 40% e të anketuarve nga Consumer Technology Association, thanë se kufjet janë dhurata teknologjike më e kërkuar këtë vit duke i vendosur përpara një telefoni.