Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhurata ideale për Shën Valentin, sipas shenjës së horoskopit

2019/02/12 at 3:15 PM
në Life Style, ZZinstant
Kohë leximi: 5 min
A A
Dhurata ideale për Shën Valentin, sipas shenjës së horoskopit

Shumë prej nesh mund të kenë vështirësi për të gjetur dhuratën e duhur për partnerin për Shën Valentin, por yjet na vijnë në ndihmë duke na dhënë ide unike. Gjithçka duhet të bëni, është vetëm të dini shenjën e horoskopit të njeriut që dashuroni.


DASHI

Dhurata e atij: Ajo për të cilën ka nevojë një Dash në këtë periudhë është pak relaks. Një dhuratë e pëlqyer për të mund të jetë një masazh relaksues. Vaji i nxehtë i qirinjve mund të rindezë pasionin tek ai, të cilin Afërdita tek Bricjapi po e ngurtësojnë.

Dhurata e asaj: Gruas Dash nuk i pëlqen të zhvillojë aktivitete sedentare apo relaksuese. Por meditimi i udhëhequr nga një ekspert do ishte shumë i nevojshëm për të.

DEMI

Dhurata e atij: Demi nuk i pëlqen shumë surprizat dhe do ishte më mirë të mos i ndërhynit në zakonet e tij. Marsi sapo ka hyrë në shenjën e tij, ndaj mund të kënaqni dëshirën e tij për të dominuar, duke i propozuar që të bëjë gjithçka dëshiron për 24 orë rresht.

Dhurata e asaj: Të kënaqësh gruan Dem është shumë e thjeshtë, gjithmonë nëse e pyet paraprakisht. Edhe pse përshtatet shpejt, në fund është gjithnjë ajo që komandon. Nëse dëshiron një çantë apo këpucë të kushtueshme, duhet patjetër ta kënaqësh dhe t’ia plotësosh dëshirat.

BINJAKËT

Dhurata e atij: Burri Binjak admiron të luajë dhe të marrë surpriza të këndshme. Lër mënjanë turpin tënd për ta bërë të lumtur, shko në një dyqan të brendshmesh për të marrë diçka që do e bënte të veçantë dhe zbavitëse ditën e Shën Valentinit.

Dhurata e asaj: Me Jupiterin kundër, ajo pret me siguri një dhuratë stratosferike dhe çfarëdo lloj gjëje që të kesh në mendje, është e vështirë që ta bësh të lumtur. Pajisu me durim, përdor të gjithë imagjinatën tënde dhe përpiqu ta surprizosh.

GAFORRJA

Dhurata e atij: Për të bërë të lumtur meshkujt e Gaforres në ditën e Shën Valentinit, mund të blesh një libër me tematikë psikologjie apo dashurie, për të kuptuar më mirë marrëdhënien tuaj. Mos harro që në libër të bësh një dedikim romantik dhe emocional.

Dhurata e asaj: Pajisu me fantazi dhe romanticizëm, merr një fletë pergamene, stilograf dhe shkruaji të dashurës tënde një letër që të shprehë gjithçka ndjen për të. Do i bësh të kuptojë se ia vlen të luftosh për dashurinë tuaj!

LUANI

Dhurata e atij: Për mashkullin Luan, nuk ka dhuratë më të bukur se të ketë në krah një bukuroshe. Yjet këshillojnë të visheni bukur, të dukeni si një yll Hollivudi dhe t’i dhuroni një natë në hotel me pesë yje!

Dhurata e asaj: Mënyra më e mirë për ta bërë të lumtur një grua Luan është t’i dhuroni bizhu të çmuara. Nëse zgjidhni një unazë, si simbol të lidhjes suaj, do e bëni të ndihet një mbretëreshë! Është thelbësore që ta çoni në restorant luksoz.

VIRGJËRESHA

Dhurata e atij: Siç mund ta dish një mashkulli Virgjëreshë i pëlqejnë dhuratat e dobishme. Do të ta dijë për nder nëse i dhuron një parfum apo një kostum. Hera herës do të llastohet.

Dhurata e asaj: Për të bërë të lumtur gruan Virgjëresha këtë ditë, shko në parfumerinë e preferuar të saj dhe kërko ndihmën e shitëseve, të cilat i dinë gustot e saj më mirë se ty. Mos harro një lule, për ta surprizuar dhe për t’i kujtuar sa e do!

PESHORJA

Dhurata e atij: Për mashkullin Peshore, kjo është një periudhë shumë stresuese dhe dhurata për të cilën ai ka nevojë në këtë periudhë është ta dëgjosh dhe ta mbështesësh. Organizo një darkë intime, me veshje elegante, ushqim të rafinuar dhe verë të cilësisë së parë.

Dhurata e asaj: Gruaja e Peshores ka gusto të rafinuara dhe i pëlqen shumë dhuratat, për të cilat janë shpenzuar orë të tëra duke menduar. Idealja për të festuar Shën Valentinin së bashku, mund të jetë një kostum të brendshmesh mëndafshi.

AKREPI

Dhurata e atij: Pavarësisht aspektit të jashtëm prej njeriu të fortë, Akrepi është një burrë shumë i butë dhe romantik. Për ta bërë të lumtur, dhuroji bileta të koncertit të këngëtarit të tij të preferuar, apo dedikoji një këngë në radio. Do të ta shpërblejë me pasionin e tij gjithëpërfshirës.

Dhurata e saj: Gruaja Akrep është e dashuruar me misterin dhe për të kënaqur mendjen e saj ‘të gjallë’, mund t’i dhurosh një dvd ose bileta për një film horror ose thriller, të cilin mund ta shihni bashkë. Nëse ti ke frikë, ajo do ishte e lumtur të të përqafonte ose të të puthte ëmbëlsisht.

SHIGJETARI

Dhurata e atij: Shigjetari është një burrë i thjeshtë dhe entuziazmohet shumë lehtë. Çdo dhuratë do e bëjë të lumtur, sidomos nëse ndërgjegjësohet se ia ke bërë me zemër. Një kuti çokollatash mund ta kënaqë.

Dhurata e asaj: Për të surprizuar një grua aq kurioze dhe shpirtërore, mund t’i dhurosh një manual astrologjik. Bëji të kuptojë që edhe ti ke pikëpyetjet e tua për thelbin e jetës. Do i shkëlqejnë sytë!

BRICJAPI

Dhurata e atij: Përballë shumë dhuratave, burri i Bricjapit mund të trembet, sepse do i duhet të bëjë edhe ai dhuratë bujare. Por, duke patur parasysh impenjimet e tij të shumta, mund ta bësh të lumtur me një bllok apo një kalendar pune.

Dhurata e asaj: Edhe pse nuk do të ta thotë kurrë hapur, gruaja Bricjap duhe të ndihet e llastuar. Afërdita të sugjeron t’i bësh një surprizë duke i dhuruar një pikturë të artistit të preferuar. Edhe një portret i saj mund ta bëjë të lumtur.

UJORI

Dhurata e atij: Një teleskop apo një manual për të mësuar vëzhgimin e yjeve, mund të jetë dhurata e preferuar nga një burrë Ujor, ekstravakt dhe ëndërrimtar siç është. Problemi i vetëm mund të jetë se ai nuk kupton dot pse duhet festuar Shën Valentini.

Dhurata e asaj: Të kënaqësh një grua që dashuron surprizat është shumë e thjeshtë. Mund t’i dhurosh surprizë bileta për një udhëtim ‘last-minute’, ose t’i dhurosh një yll me emrin e saj. Do bësh t’i ikë dhimbja e kokës si me magji.

PESHQIT

Dhurata e atij: Dhurata e preferuar e një mashkulli të shenjës së Peshqve për Shën Valentin, dhe përgjithësisht për çdo festë, mund të jetë një shishe shamanjë apo shishe verë e stazhionuar, si aperitiv i një nate romantike dhe me ‘drita të kuqe’.

Dhurata e asaj: Çdo objekt në formë zemre, apo me zemra të stampuara, mund ta bëjë gruan Peshk më të lumturën e zodiakut. Ajo e vlerëson përpjekjen për të qenë romantik për të. Mos harro ta mbulosh me puthje ngado./E.M

Etiketa: dhurateidealeshen valentin


Ju sugjerojmë

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit
Life Style

Chrysanthi Kalogeri zbulon parashikimin e yjeve për javën e fundit të qershorit

20 Qershor, 2025 5:36 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Para
Video/I priti Pelesë golin “e pamundësisë”, kush ëshë legjenda që vdiq sot

Video/I priti Pelesë golin "e pamundësisë", kush ëshë legjenda që vdiq sot

Durrës, stuhia shkatërron serat

Durrës, stuhia shkatërron serat

PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i protestuesve

PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i protestuesve
















TE FUNDIT

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
25 Qershor, 2025

Sërish sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në orën 11:00 në përpjekjen e 37-të për të tentuar...

Lexo më shumë

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”

Armëpushimi po zbatohet/ I dërguari i Trump:Bisedimet për paqe me Iranin “premtuese”
25 Qershor, 2025

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u...

Lexo më shumë

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet

Tritoli ndaj biznesit në Vlorë/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë! Detajet
25 Qershor, 2025

Janë bërë publike të dhëna të tjera nga shpërthimi i tritolit në një biznes në Vlorë, ngjarje e cila ndodhi...

Lexo më shumë

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
25 Qershor, 2025

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com