Gjatë intervistës në emisionin “Zonë e Lirë” këngëtarja Dhurata Dora ka kujtuar përmes fotove të vjetra fëmijërinë e saj.
Në njërën prej tyre ajo kujton të ketë qenë në një nga koncertet e këngëtarit kosovar Sabri Fejzullahu. Atë e merrnin gjithnjë prindërit me vete në këto koncerte.
E pyetur nga Çani që pse e pëlqen Sabri Fejzullahun pasi nuk u përshtatet stili muzikor, Dhurata është shprehur se është një fanse e hershme e tij dhe madje se i pëlqejnë të gjitha këngët e këngëtarit të njohur.