Kronikë

Dhunuan një grua, pezullohen dy zyrtarë të policisë në Himarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 30/06/21 |
Opi Nion

Shërbimi për Çështjet e Brendshme Administrative dhe të ankesave ka pezulluar nga detyra dy zyrtarë të policisë në Himarë.

Në njoftimin zyrtar të SHÇBA thuhet se është pezulluar Xh.Q., shef seksioni në komisariatin e Himarës, si dhe inspektori  K.S., me detyrë në njësinë Lukovë.

Ky vendim është marrë pasi një shtetase ka denoncuar se është ushtruar dhunë ndaj saj.

Njoftimi

Vlorë – SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

  • N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
  • Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S.

Ekzekutimi i urdhrit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas