Është dhënë masa e sigurisë për 4 shtetasit që dhunuan me sende të forta 30-vjecarin Ramadan Hasani, në ambientet e një lavazhi në Korçë, më 22 mars.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Korçës e konsideroi të paligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi t’i lërë të lirë me masën detyrim për t’u paraqitur.
“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 28.03.2024 ora 09.30 seanca me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve E.G, K.S, M.XH, S.S ku Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit ” detyrim për t’u paraqitur ne Policinë Gjyqësore” për këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Katër persona dhunuan me shkopinj dhe sende të forta 30-vjeçarin pas një sherri për motive banale mes tyre. Ngjarja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë së servisit ku ndodhi konflikti.