Tre të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte një 38-vjeçar në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, të miturit i kanë marrë një shumë të vogël parash 38-vjeçarit si dhe e kanë kërcënuar me thikë.
“Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur, të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte shtetasin I. H., 38 vjeç, dhe i kanë marrë një shumë të vogël parash, duke e kanosur me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.