Kronikë

Dhunuan dhe mbajtën peng 35-vjeçarin në Durrës, dy persona në pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 01/06/20 |
Opi Nion

Dy të persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë plagosur me sende të forta një 35-vjeçar.

Policia njofton se të arrestuarit janë identifikuar me inicialet T. C., 33 vjeç, dhe E. C., 24 vjeç, të cilët pasi e kanë goditur 35-vjeçarin F. L., e kanë mbajtur disa kohë në një dhomë.

Të arrestuarit, pasi e kanë plagosur 35-vjeçarin, F.L, e kanë mbajtur për disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Aktualisht i plagosur ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

 

Pas