Dy të persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë plagosur me sende të forta një 35-vjeçar.
Policia njofton se të arrestuarit janë identifikuar me inicialet T. C., 33 vjeç, dhe E. C., 24 vjeç, të cilët pasi e kanë goditur 35-vjeçarin F. L., e kanë mbajtur disa kohë në një dhomë.
Të arrestuarit, pasi e kanë plagosur 35-vjeçarin, F.L, e kanë mbajtur për disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.
Aktualisht i plagosur ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./ Opinion.al