Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dhunuan një 21-vjeçar.
Tre të rinjtë Florjan Faslia, 18-vjeç, Mentor Daja, 21-vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19-vjeç, kanë goditur me sende të forta 21-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, i cili ndodhet aktualisht në spital.
Fillimisht ata janë zënë përmes rrjeteve sociale dhe më pas i kanë shkuar te banesa, e kanë qëlluar me shishë në kokë, ndërsa i kanë këputur edhe njërin vesh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.