Kronikë

Dhunonte vazhdimisht të motrën, kapet nga policia


               Publikuar në : 09:25 - 18/10/19 |
Al Do

Masa e urdhrit të mbrojtjes që Gjykata e Fierit kishte vënë ndaj një gruaje është thyer në mënyrë të vazhdueshme nga vëllai i saj.

Policia bën me dije sa ka arrestuar 54-vjeçarin me iniciale B.M.

Raportohet se në mënyrë të përsëritur ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

Tashmë mbi të rëndojnë veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe është në dorë të Gjykatës për të vepruar. /Opinion.al

Pas