Policia e Beratit ka vënë në pranga një 37-vjeçar për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi G.K. banues në Skrapar.
37-vjeçari u arrestua në banesën e tij, ndërsa ushtronte dhunë ndaj bashkëshortesh, shtetases A.K, 28-vjeçe.
Njoftimi i plotë
Ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët e Seksionit për Rendin Publik u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.K, 37 vjeç, banues në Skrapar.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.K, 28 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.