Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunonte gruan, policia arreston autorin: U ‘justifikua’ duke thënë se i kanë bërë magji

2023/09/05 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunonte gruan, policia arreston autorin: U ‘justifikua’ duke thënë se i kanë bërë magji

Një 48-vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Dario Bruçi 48-vjeç i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij.  Mësohet se bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

Nga hetimet policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Uniformat blu kanë proceduar penalisht për mashtrim, 36-vjeçarin i cili vinte nga Kosova për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
 
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë).

Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Etiketa: arrestimburreldhunemagji

Ju sugjerojmë

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Para
Vrasja e 37-vjeçares/ Nëna: Na kërcënoi me thikë, Marsela e goditi për t’u vetëmbrojtur

Vrau motrën/ Lihet në burg Marsela Pushani: Nuk doja ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje

Bardhi thirri në takim deputetët e PD, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan

Bardhi thirri në takim deputetët e PD, Basha: Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan

Emrat/ Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, të pranishëm 43 deputetë

Emrat/ Mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, të pranishëm 43 deputetë

TE FUNDIT

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
24 Dhjetor, 2025

Futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pasi ka rënë nga një teleferik në Malin e Zi, ngjarje e...

Lexo më shumë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
24 Dhjetor, 2025

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv...

Lexo më shumë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
24 Dhjetor, 2025

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Në operacionin “Labirinti 2” janë identifikuar 33 persona,...

Lexo më shumë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
24 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com