Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Kamzë, pasi ushtronte dhunën ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të mitur.
Të arrestuarit M.S. i janë sekuestruar edhe një sasi kokainë të cilën e shiste dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës.
Tashmë mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al