Aktualitet

Dhunonte gruan, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë, çfarë i gjeti policia në banesë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 07/06/22 |
Opi Nion

Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gëziq të Mirditës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

62-vjeçarja me inicialet F.GJ, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë, se bashkëshorti i saj Gj. Gj., 62 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Pas kallëzimit Policia ka kryer një kontroll në banesën e tyre ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.

Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas