Kronikë

Dhunon motrën dhe e godet me thikë, arrestohet 32-vjeçari në Kukës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 25/11/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit por fatmirësisht është parandaluar përshkallëzimi i saj.

Një 32-vjeçar pas një konflikti në banesë me motrën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e ka goditur me thikë, në krah.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në dijeni policinë për situatën e krijuar.

Blutë e Kukësit ndërhynë në kohë për të parandaluar një krim akoma më të rëndë brenda familjes dhe arrestuan 32-vjeçarin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”. /Opinion.al

Pas