Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kukësit por fatmirësisht është parandaluar përshkallëzimi i saj.
Një 32-vjeçar pas një konflikti në banesë me motrën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e ka goditur me thikë, në krah.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në dijeni policinë për situatën e krijuar.
Blutë e Kukësit ndërhynë në kohë për të parandaluar një krim akoma më të rëndë brenda familjes dhe arrestuan 32-vjeçarin.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”. /Opinion.al