Një 55-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Patos.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet D.Sh. pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij”, njofton policia./Opinion.al