Forca të shumta Policie dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë zbarkuar ditën e sotme në Porto Palermo dhe ka shembur restorantit të Mihal Kokëdhimës, “Panorama”.
Aksioni i IKMT vjen menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj dhunoi turistët spanjollë. Ndërkohë, familjarët e Kokëdhimës kanë hequr pajisjet e restorantit nga ambientet duke bërë që IKMT të vijojë punën për shembjen e objektit
Kujtojmë që Mihal Kokëdhima ndodhet në burg, pasi pak ditë më parë gjykata vendosi për 51-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”./ Opinion.al E.Xh.