Lajmi se Vali Corleona u ndalua nga Policia dhe më pas u mbyll në Psikiatri, bëri bujë të madhe në mediat kosovare. Ai u denoncua nga prindërit e tij për dhunë dhe çrregullime të sjelljes, ndërsa u detyrua të trajtohej në një spital psikiatrik. Mirëpo së fundmi ai i është kthyer përsëri normalitetit, por me një pamje të ndryshuar.
Siç duket nga fotot e postuara prej tij, Vali Corleone i cili u bë i njohur për shkak të çudirave që prodhonte si personazh, shfaqet i tjetërsuar. Ai ka lyer flokët ngjyrë platin, dhe i mban të kapura topuz. Edhe në fytyrë duket më i plakur se zakonisht, dhe ndoshta kjo refleton edhe problemet që ai ka shfaqur dukshëm së fundmi.