Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Përmetit pasi ka dhunuar nënën e tij.
Ka qenë 67-vjeçarja, banuese në Këlcyrë, që ka bërë kallëzimin në polici për dhunën e ushtruar nga djali i saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.