Kronikë

Dhunoi mjekun, arrestohet 18-vjeçari në Gramsh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 03/12/22 |
Opi Nion

Është arrestuar autori i cili dhunoi mjekun 60-vjeçar në Gramsh mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Mësohet se në pranga ka rënë 18-vjeçari me inicialet A.B., banues në Gramsh, mbi të cilin rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje.

Mjeku me iniciale V.Sh. ndodhet ende në spital pasi ka dëmtime në fytyrë nga goditjet me sende të forta.

Dëri më tani ende nuk është i qartë shkaku që shtyu të riun deri në përdorimin e dhunës ndaj mjekut./Opinion.al

Pas