Është arrestuar autori i cili dhunoi mjekun 60-vjeçar në Gramsh mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Mësohet se në pranga ka rënë 18-vjeçari me inicialet A.B., banues në Gramsh, mbi të cilin rëndon akuza plagosje e rëndë me dashje.
Mjeku me iniciale V.Sh. ndodhet ende në spital pasi ka dëmtime në fytyrë nga goditjet me sende të forta.
Dëri më tani ende nuk është i qartë shkaku që shtyu të riun deri në përdorimin e dhunës ndaj mjekut./Opinion.al