Anjeza Shabani, administratore e kopshtit privat “Diren” që u filmua teksa dhunonte një 4 vjeçar, e ndodhur tashmë prapa hekurave, ka apeluar sërish masën e sigurisë, arrest me burg.
Ishin Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit që lanë masën “arrest me burg” për Shabanin.
Por Shabani e ka apeluar sërish masën duke shkuar në Gjykatën e Lartë.
Ajo ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Shabani akuzohet për keqtrajtim të miturish dhe shpërdorim detyre.