Një 37-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Maliqit.
Blutë njoftojnë se kjo shtetase ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe më pas është larguar nga banesa.
“Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasen A. L., 37 vjeçe (me probleme të shëndetit mendor), banuese në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar dy vajzat e saj të mitura dhe është larguar nga banesa”,-njofton policia.