Kryesore

Dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren në Ferizaj, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 24/08/21 |
Opi Nion

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani është arrestuar nga policia. Lajmin e ka konfirmuar para protestës që po mbahet sot një zyrtar i policisë së Kosovës.

Major Mehmet Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar për këtë ngjarje është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë./Opinion.al

Pas