Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane. Ky shtetas akuzohet se në vitin 2019 ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, e ngarkuar me gjykimin e një çështjeje kundër një grupi të strukturuar kriminal, ku vetë i ekstraduari ishte i përfshirë dhe që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Emiliano Shullazit.
Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.