Rastet e dhunës në familje vijojnë të jenë prezente. është fjala për një 32-vjeçar i cili ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes 22-vjeccare. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Arjan Rexhepi është arrestuar pas denoncimit nga bashkëshortja e tij E.M, për dhunë fizike dhe psikologjike.