Policia e Tiranës ka arrestuar një person me inicialet R.H. pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij. Në pranga ka rënë edhe 37-vjeçarja e dhunuar, e cila akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Kësaj të fundit, gjatë kontrollit në pallatin ku banonte, i është gjetur një armë zjarri pistoletë, fshehur në sahatin e ujit, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./Opinion.al