Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunoi 18-vjeçaren deri në vdekje, gjykata: I riu ka kryer 10 vepra penale

2021/08/26 at 3:49 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhunoi 18-vjeçaren deri në vdekje, gjykata: I riu ka kryer 10 vepra penale

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë me dije se Dardan Krivaqa i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, është gjykuar për 10 vepra penale.


Sipas njoftimit për mediat nga kjo Gjykatë, në regjistrin elektronik të lëndëve penale, Krivaqa rezulton të jetë autor i 10 veprave penale, prej të cilave nëntë të përfunduara, dhe një të papërfunduar.

“Nga verifikimi i regjistrit elektronik të lëndëve SMIL, Krivaqa është gjykuar me vendime të formës së prerë për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” më datë 05.02.2021 për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ditëve, i cili vendim ka marr formën e prerë më 24.03.2021. Më 03.11.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohën prej dy vjet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 15.01.2021”.

“Gjithashtu më 04.08.2020 për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë në vazhdim nga neni 253 paragrafi 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 dhe 71 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë muaj, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 18.05.2021. Ndërsa lëndë të përfunduara ndaj të pandehurit D.K sipas Gjykatës, si i mitur, janë të përfunduara nga gjykata si vijon: Më 08.10.2014, për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje vjedhje e rëndë nga neni 253 paragraf 1 nën paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së sipas propozimit për shqiptimi e masës edukative, ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak se të miturit D.K. (tani madhor) i është shqiptuar dënim me burgim si madhor nga Gjykata Themelore në Gjilan”.

“Më 07.06.2010 për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 161 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa edukuese – dërgimi në institucionin edukativo korrektues për të mitur në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim ka marr formën e prerë më 21.12.2010. Më 14.01.2010 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 të KPK-së, për të cilin masa edukative e dërgimit në institucionin edukativo korrektues sipas vendimit të datë 16.04.2008 i zëvendësohet me urdhërim për punë në dobi të përgjithshme. Më 09.06.2008 për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së për të cilën i është shqiptuar masa edukative, dërgimi në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marrë formën e prerë më 24.02.2009”.

“Më 08.02.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 lidhur me nenin 23 të KPK-së, për të cilën i është caktuar masa edukuese – mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 09.04.2008. Më 28.01.2008 për shkak të veprës penale nga neni 253 paragrafi 1 në paragrafi 1 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar masa e dërgimit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej dy vjet, i cili vendim ka marr formën e prerë më 18.02.2008”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit, Krivaqa në Gjykatën Themelore në Ferizaj, lëndë të papërfunduar ka të evidentuar vetëm një rast dhe atë për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së, sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Ferizaj të datë 09.12.2014.

Gjykata ka njoftuar se më 18.02.2015 ka caktuar dhe mbajtur seancën për shqyrtim fillestar, në të cilin të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

“Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale”, thuhet në njoftim.

 

Etiketa: 10 vepra penaleDardan KrivaqaGjykata e Ferizaj


Ju sugjerojmë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
Bota

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

25 Qershor, 2026 2:18 pm
Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 2:12 pm
Para
Furgoni bie në greminë në Qafën e Muzinës, dyshohet për viktima

Furgoni bie në greminë në Qafën e Muzinës, dyshohet për viktima

Parakalime,shpejtësi e alkool,policia me dorë të hekurt në rrugët e vendit

Parakalime,shpejtësi e alkool,policia me dorë të hekurt në rrugët e vendit

Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit

Shpërthim i fuqishëm jashtë aeroportit të Kabulit
















TE FUNDIT

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
25 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve...

Lexo më shumë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
25 Qershor, 2026

Të gjitha skuadrat e futbollit si klubet ashtu edhe kombëtaret e kanë një logo që nuk është tjetër por një...

Lexo më shumë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
25 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur...

Lexo më shumë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
25 Qershor, 2026

Një hetim disiplinor ka nisur ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili është pezulluar nga detyra pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}