Një 49-vjeçar është dhunuar me sende të forta mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
49-vjeçari me iniciale E. D., dyshohet se u dhunua gjatë një konflikti, për shkaqe të paqarta.
“Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al