Një mësuese është dhunuar në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës.
Sipas “News24”, mësuesja me inicialet M.P., është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës.
Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka dëmtuar krahun nga goditje me karrige.
Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen.
Janë ende të paqarta shkaqet që kanë çuar nxënësin të godasë mësuesen me karrige, por policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.