Një kambist është dhunuar dhe i është grabitur një shumë parash pasditen e sotme në Sarandë
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Bëhet me dije se i dhunuari është 70-vjeçari Ibrahim Didani, cili ka rënë pre e sulmit në ashensorin e pallatit të tij.
Sipas informacioneve, në grabitje janë përfshirë tre persona, dy djem dhe një vajzë, të cilët pasi kanë goditur të moshuarin në pjesë të ndryshme të trupit ia kanë marrë atij 5 milionë lekë./Opinion.al