Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhunimi i Xhisielës, Hoxha: Gratë e policisë, ia hodhën topin Prokurorisë

2018/09/29 at 10:51 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet avokati i Xhesielës: Si e tërhoqi e reja kallëzimin për Rexhep Rrajën

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratën për media të Policisë së Shtetit për rastin e dhunimit të Xheisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.


Përmes një shënimi në Facebook, Hoxha pyet se për çfarë arsye Policia nuk tregon se kush e dhunoi vajzën dhe pse nuk është arrestuar ende djali që e keqtrajtoi.

Me nota ironie gazetarja nënvizon se për fat të mirë, të dyja zyrtaret e policisë në poltron ishin femra dhe kjo shton shpresën se ato do të jenë të prirura t’i japin të drejtë denoncueses, si dhe të dyshojnë.

Të mos thonë pastaj, siç më tha dje një polic i Fushë-Krujës: s’dimë si t’a zbardhim se ajo doli duke u puthur nga hoteli me djalin e deputetit. Kur unë e pyeta “po mirë , po çfarë tregon kamera kur çifti hyn në hotel“, ai mu pergjigj “ah nuk e dimë ende se ajo kamera është fshirë”. Dhe m’u kujtua një nga rregullat e kriminalistikës që n’a i kanë mësuar “aty ku fshihet një gjurmë, pikërisht aty fillo të dyshosh së ajo ishte një gjurmë“.

Më tej, ajo deklaron se ka rezerva përsa i përket policit Emiliano Nuhu, pasi për çfarë arsye një nga agjentët më të mirë të infiltrimit n’a e hodhi emrin e vajzës dhe përse nuk tregoi veten që është ndryshe, përse nuk ia ruajti emrin. Ashtu siç edhe për llojin tonë.

Mirëpo, shton ajo, del se Emiliano Nuhu ishte i vetmi që kreu veprimet hetimore dhe na qenka fajtori.

Sipas saj, faji nis që nga Komisariati Nr.3 dhe fajtori kryesor është agjenti Koldashi që mori denoncimin e Xhisiela Malokut dhe e referoi nga Tirana në Krujë.

“Të kontrollohet urgjent edhe ai, ndoshta mund t’i gjendet ndonjë shkelje, nëse nuk i gjendet gjë, bejini analizat e kolesterolit, ndoshta i dalin me vlera të patolerueshme”,-citohet nga shënimi i saj në Facebook.

Ndërsa shton po me ironi, atë Citozin mos e ngacmoni, e lini vetëm me dy rreshta, shkarazi, vetëm kaq: u referua për shpërdorim detyre.

“Mos ma ngisni as shefin e konisariatit të Krujës! As shefin e Fushë-Krujës! Ju lutem! S’kanë faj ata se Nuhu u tremb, Nuhu që ka marrë certifikatë sigurie para një muaj nga ky shtet, që ka marrë pjesë në operacione infiltrimi që nga droga deri tek trafiku i armëve,- shkruan ajo.

Ndërsa shton: Më mirë të vajtojë dje Niko Brahimi, sesa heshtje dje përkrah shefës tënde. Një polic si ti e di fort mirë çdo të thotë të humbasësh një polic si Emiliano Nuhu.

Hoxha u shpreh se policia dje ia hodhi topin Prokurorisë. Sipas saj, dy gratë e policisë ja hodhen një gruaje tjetër të Prokurorisë, pikërisht prokurores Mirela Kapo.

Ajo thekson se si mund të futet policia në detaje se çfarë u hetua mirë e çfarë keq. Ndërsa pyet, nuk është në vlerësim të prokurorisë kjo fazë?

“Tek ai njoftimi keni harruar edhe një shkelje tjetër të Nuhut: kur doli nga lokali ku ishte ulur me kërcënuesit, sipas kamerave duket që ai ju dha doren. Turp ti vijë atij e turp shokëve të tij që pas asaj dite, i rrinin pa orar në shtëpi. Nga dikush po e ruanin, derisa ai çau ferrën dhe iku”,-citohet nga shënimi i saj në rrejtin social Facebook.

Për gazetaren e kronikës në Top Channel, ky nuk është një rast i vetmuar që ndodh me strukturat e shtetit dhe veçanërisht për Policinë e Shtetit.

Një rast i ngjashëm ka qenë në 2009 në qytetin e Elbasanit, kur një biznesmen dhunon bashkëshorten e tij dhe policia u mundua të mbulojë ngjarjen, si dhe një rast po tjetër të ndodhur shumë vite më parë edhe me një vajzë që pretendoi se ishte abuzuar nga disa ushtarë. Të gjitha këto çështje u zvarriten, pati justifikime dhe fshehje të dhënash.

Etiketa: anila hoxhadhunimi i xhisielesgrate e policiseprokuroria


Ju sugjerojmë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Para
Tenderat e bashkëshortit, Rama merr në mbrojtje deputeten Klotilda Ferhati

Dhunimi i vajzës nga djali i deputetit socialist, reagon Edi Rama

VideoLajm/ Gratë intelektuale ftojnë qytetarët të hënën në protestë

VideoLajm/ Gratë intelektuale ftojnë qytetarët të hënën në protestë

Vrau gjyshen e tij, i riu para gjykatës: Jam penduar për krimin e bërë

Vrau gjyshen e tij, i riu para gjykatës: Jam penduar për krimin e bërë
















TE FUNDIT

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
13 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë për 24 orët e fundit....

Lexo më shumë

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
13 Korrik, 2025

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetović, flet për heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut, Srebrenicën dhe vëmendjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com