Vëllai i të dyshuarit për dhunimin e një varri në Lushnjë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion”.
Vëllai i autorit të dyshuar shprehet se informacionet e përhapura në media nuk janë të vërteta. Ai thotë se i vëllai është shoqëruar në komisariat, por se nuk ka pranuar autorësinë.
Vëllai i të dyshuarit, që ka ardhur në studio nga Gjermania, për të sqaruar rastin, deklaron se i vëllai nuk ka ndonjë problem të shëndetit mendor. Ai thotë se po ashtu i vëllai nuk ka studiuar për mjekësi dhe nuk ka qenë student ekselence, siç u përfol në medie. Sipas tij, i vëllai shkon shpesh në varreza, pasi viziton varret e prindërve, që nuk jetojnë më.
Vëllai i personit, që dyshohet se dëmtoi varrin në Lushnjë: Ne jemi tre vëllezër. Kemi humbur të dy prindërit. Mora vesh lajmin, pasi isha në punë. Mora vesh që vëllai ishte shoqëruar në polici. Një shok më tha që ‘futu në internet dhe shiko se çfarë thuhet për vëllanë tënd’. Unë jam vëllai i dytë dhe mora në telefon vëllanë e madh. Ai kishte folur me policë në Lushnjë. I kishin thënë se është thjesht një sqarim e nuk ka asgjë. Thjesht vëllai është shoqëruar, nuk ka qenë as me pranga dhe as në paraburgim nuk ka qenë. Deri në orën 17:10 minuta qëndroi në polici vëllai dhe policia u bind se vëllai im s’ka lidhje me ngjarjen. Vëllai im nuk ka pranuar asgjë. Nga ky moment, nuk ka pasur lidhje me ngjarjen. Vëllai nuk ka qenë student mjekësie, siç është përfolur. Është kuruar, sepse ka pasur probleme psikologjike. Ka studiuar në një universitet privat në Shqipëri, që tani është mbyllur. Vëllai ka punuar dhe ndihmës kuzhinier në Gjermani.
Fevziu: Pse policia shoqëroi vëllanë tuaj?
Vëllai i autorit të dyshuar: Kjo sepse shkonte shpesh tek varret e prindërve dhe qëndronte shpesh aty. Ka pasur grindje aty me njerëz pranë varrezave, por nuk ka dhunuar ndonjëherë varre.
Fevziu: Si u ndjetë kur morët vesh lajmin?
Vëllai i autorit të dyshuar: Fillimisht lajmin e mora në portale. Por më vjen keq kur përhapen lajme jot ë vërteta. Ne nuk kemi lidhje si familje me këtë rast.

















